“DONALDI ËSHTË KTHYER TEK ISH E FEJUARA”/ Mesazhi që nxori në pah historinë e vjetër të aktorit me vajzën… – AlpeGossip
“DONALDI ËSHTË KTHYER TEK ISH E FEJUARA”/ Mesazhi që nxori në pah historinë e vjetër të aktorit me vajzën…

“DONALDI ËSHTË KTHYER TEK ISH E FEJUARA”/ Mesazhi që nxori në pah historinë e vjetër të aktorit me vajzën…

Prej muajsh emrin e Donald Veshajt e shohim të lakuar krah Bora Zemanit dhe Beatrix Ramosajt. E kur fansat janë të ndarë e pretendojnë rikthimin e tij me njërën nga vajzat e showbizit, dikush pretendon se ai është rikthyer me ish-të fejuarën, që është e panjohur për publikun.

Blogeri Olti Curri ka marrë një mesazh nga dikush i cili i shkruan se Donaldi është rikthyer te ish- e fejuara e tij në Milano. “Olt, mos të lodhen fansat. Donald Veshaj ndodhet tek ish e fejuara që kanë mbetur “shumë miq” në Milano”, shkruan ndjekësi.

Donald0 Veshaj Ish E Fejuara Panorama Plsu

Në rrjetet sociale, Donaldi ka treguar se pas daljes nga “Big Brother VIP” ka udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut, Zvicrës dhe Kosovës, por asnjëherë drejt Italisë. Teksa vërtetësia e këtij mesazhi nuk dihet, ai riktheu edhe një herë në vëmendje historinë e vjetër të aktorit.

Para se të bëhej i njohur për mediat, Donaldit thuhet se ka qenë i fejuar me një vajzë për katër vite dhe janë ndarë, pak kohë para se ai të lidhej me Bora Zemanin. Ish-e fejuara e tij quhet Sara dhe nuk është personazh publik. Sara jeton në Milano dhe është Interior dhe Graphic Dizanjere.

 

 

Sara Ish E Fejuara E Donald Veshajt Panorama Plus

Kur ishte në “Big Brother VIP”, Donaldi ka treguar në një bisedë me Beniadën se ka qenë shpesh në Milano sepse atje jetonte ish- e dashura e tij. Por, nuk ka deklaruar asnjëherë se ka qenë i fejuar.

Sara Donald Ish E Fejuar Panorama Plus