HATËRMBETJA E EINXHELIT? Beniada zbulon të vërtetën: Po filloj të ndërtoj jetën e re… (VIDEO) – AlpeGossip
HATËRMBETJA E EINXHELIT? Beniada zbulon të vërtetën: Po filloj të ndërtoj jetën e re… (VIDEO)

HATËRMBETJA E EINXHELIT? Beniada zbulon të vërtetën: Po filloj të ndërtoj jetën e re… (VIDEO)

Të gjithë janë kuriozë të dinë se çfarë po ndodh me miqësinë e Einxhel Shkirës dhe Beniada Nishanit, të krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Vajzat dukeshin shumë të lidhura me njëra-tjetrën, por pas përfundimit të reality show-t, ato nuk janë takuar dhe nuk janë parë bashkë.

Lidhur me këtë ka reaguar për herë të parë modelja e njohur, e cila shprehet se nuk ka asnjë hatërmbetje mes saj dhe moderatores. Ajo shton se nuk janë takuar shpesh për shkak se kanë patur shumë angazhime.

Bukuroshja bionde ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit dhe ata e kanë pyetur për miqësinë me Einxhel.

 

 

“Nuk ka asnjë arsye pse mua ose Einxhelit mund t’i ketë ngelur hatri, por të dyja kemi qenë shumë të ngarkuar, unë me shtëpinë e re. Po filloj të ndërtoj jetën e re në Tiranë, kam hapur llogarinë bankare, kartën shqiptare të identitetit dhe shumë gjëra të tjera. Këto më kanë marrë shumë kohë janë arsyeja pse nuk jam takuar shumë dhe me familjarët e mi, por me Einxhelin jemi takuar, jemi dëgjuar”, tha Beniada.