Gjatë ditës së djeshme në Tiranë është mbajtur një protestë kundër Qeverisë së Shqipërisë.
Motoja e asaj proteste ishte “Kundër Qeverisë së Varfërisë dhe Padrejtësisë”.
Këtë protestë e ka përkrahur edhe reperi i njohur shqiptar, Stresi i cili me anë të një fotoje që postoi në Insta-Story i dërgoi mesazh Edi Ramës.
Fotografia e cila është shkrepur nga protesta, por që nuk dihet nëse vetë reperi ishte i pranishëm aty, përmbanë një parullë ku shkruhet “Edi Rama dhunon kushtetutën” dhe në anën tjetër një foto të tij.
“Turpi shqiperise”, ka qenë mbishkrimi që Stresi i la fotos, duke nënkuptuar se është pro-rrëzimit të qeverisë.