”KA QENË NJË MARKETING I SAJUAR”/ Mozzik dhe Loredana dalin zbuluar: Na paskan gënjyer gjithë këtë kohë – AlpeGossip
”KA QENË NJË MARKETING I SAJUAR”/ Mozzik dhe Loredana dalin zbuluar: Na paskan gënjyer gjithë këtë kohë

”KA QENË NJË MARKETING I SAJUAR”/ Mozzik dhe Loredana dalin zbuluar: Na paskan gënjyer gjithë këtë kohë

Ndarja e Mozzikut dhe Loredanës prej muajsh ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe çifti thuajse çdo ditë është komentuar për deklaratat. Ishte Loredana ajo që e pranoi publikisht ndarjen duke u shprehur se tani e tutje është nënë beqare.

Edhe Mozzik në intervista u shpreh se vazhdon ta respektojë Loredanën sepse është nëna e vajzës së tij, por gjërat nuk funksionuan dhe i ndanë rrugët.

Megjithatë agjenti 00Thumb ka zbuluar gjatë emisionit “Thumb on” se Loredana e Mozzik nuk janë ndarë kurrë, por e sajuan këtë histori për vëmendje.

“Loredana dhe Mozzik nuk janë ndarë kurrë. Ka qenë një marketing i sajuar nga dyshja sepse e kanë të vetme mënyrë mbijetese për të qëndruar në treg. Burime të sigurta pranë çiftit thonë se janë bashkë, jetojnë bashkë dhe nuk janë ndarë kurrë. E gjitha ka qenë e sajuar për të qëndruar në vëmendjen e publikut shqiptar”, është shprehur agjenti.