NGA DREJTORËT TEK KOLEGËT/ VIP-et shqiptare rrëfejnë për ngacmimet seksuale në punë (FOTO) – AlpeGossip
NGA DREJTORËT TEK KOLEGËT/ VIP-et shqiptare rrëfejnë për ngacmimet seksuale në punë (FOTO)

NGA DREJTORËT TEK KOLEGËT/ VIP-et shqiptare rrëfejnë për ngacmimet seksuale në punë (FOTO)

Ngacmimi seksual në vendin e punës është një nga fenomenet më të shpeshta në shoqëri në ditët e sotme. Një numër i madh vajzash bien pre e tyre, por jo të gjitha kanë guximin që ta tregojnë këtë ndodhi publikisht.

Edhe në Shqipëri ky fenomen nuk mungon, madje disa nga vajzat e famshme të ekranit nuk kanë nguruar të tregojnë eksperiencat e tyre të hidhura.

Në këtë rast nuk mund të mos përmendim edhe ngacmimin seksual më të madh të bërë publik ndaj aktores Eliza Dushku nga kolegu me të cilin po punonte, e cila gjithashtu fitoi çështjen në gjykatë duke u dëmshpërblyer me 9.5 milionë dollarë.

Roza Lati

Teksa kishte shkuar të realizonte një audicion për tu punësuar, moderatorja  e njohur hasi një situatë mjaft të siklteshme:

“Drejtori artistik që ishte në atë televizion ishte italian dhe kur më pa mua në fillim, kur vajta për audicion, më pa që ja bëra kameras ‘Hajde këtu hajde’, e trajtova si qen, dhe më tha mua: “Je një bishë e TV, të dua menjëherë këtu.

Me kalimin e kohës ky mua filloi më shihte, duket eprori që çfarë ka dhe më shkruan mesazh në Facebook, një poezi në anglisht dhe unë i kthej përgjigje: ‘Po bëj sikur nuk e kam lexuar’.
Të nesërmen unë shkoj në punë normal, qetë, sikur s’kishte ndodhur asgjë sepse unë bëj punën time dhe iki. Po nga ajo përgjigje mua ai më kthente mbrapsht çdo regjistrim, çdo xhirim, këmbëngulte që unë të mos isha pjesë.” u shpreh ajo.

Einxhel Shkira

Teksa isht e ftuar në emisionin “Thumb”, moderatorja e njohur u pyet se a i kishte ndodhur ndonjëherë të ishte ngacmuar në vendin e punës, dhe bukuroshja u shpreh si më poshtë:

“Po kam pasur shumë raste, por nuk jam interesuar sepse nuk më intereson as leku, as fama dhe këtë punë e bëj për qejf. Nëse bëhet me meritokraci, në rregull nëse jo shëndet dhe gjithë të mira. Po të mos ishin këto situatat unë do të isha diku më lart, Prime time ose do të kisha ecur pak më shpejt dhe nuk do shkëputesha nga televizioni. Unë nuk i përkas këtyre gjërave dhe prita që të bëhesha më e madhe dhe më e fortë psikologjikisht që të mund ta pranoj vorbullin dhe të mos bëhesh pre e ngacmimeve sepse aq më e dobët të jesh aq më shpejt bie pre”.- tha Einxhel.

/AlpeNews.al