Arbana Osmani së fundmi është kryefjala e mediave pasi përflitet për lidhjen e dashurisë me regjisorin e emisionit që ajo vetë drejton Eduart Grishaj.
Dhe pse akoma nuk kemi asnjë reagim nga çifti në mënyrë indirekte ata të dy na kanë treguar se janë shumë të dashuruar me njëri tjetrin.
Si të mos mjaftonte, ditën e djeshme moderatorja Arbana Osmani ka publikuar një foto që na bëri lëmsh dhe na “ngriu gjakun”.
Në Instastory shfaqeshin një palë këpucë nusërie dhe mendja jonë vajti menjëherë në kurorëzimin e lidhjes me regjisorin.
Nëse nuk e dinit Arbana me ish bashkëshortin nuk ka bërë ceremoni martesore por mesa duket këtë herë me partnerin e ri paska një plan të bukur.
Dhe ne ne jemi në pritje nëse do e shohim Arbanën nuse apo ishte thjesht një dhurate vogël nga mikesha e saj.
/Alpegossip.al