E TRADHTOI I DASHURI/ 20 vjeçarja humb peshë drastikisht dhe nuk del më as nga shtëpia (FOTO) – AlpeGossip
E TRADHTOI I DASHURI/ 20 vjeçarja humb peshë drastikisht dhe nuk del më as nga shtëpia (FOTO)

E TRADHTOI I DASHURI/ 20 vjeçarja humb peshë drastikisht dhe nuk del më as nga shtëpia (FOTO)

Një modele 20 vjeçare, që qëndron gjithë ditën në dhomën e saj të gjumit, çdo ditë, ka folur për gjendjen e saj mentale në mënyrë që t’iu ndihmojë të tjerëve që mund të jenë në këtë gjendje.
Michelle Hardy tha se aktualisht është duke përjetuar kohën më të keqe të jetës së saj dhe se nuk mund të bëjë asgjë. Pavarësisht se ka dhimbje të vazhdueshme dhe qëndron e vetme në dhomë, Michelle dëshiron që t’i inkurajojë gratë e reja që ta duan dhe mos ta nënvlerësojnë veten.

Pasi e tradhtoi i dashuri, ajo filloi të vuante nga depresioni, ngrënia e çrregulluar dhe fotofobia – frika ndaj dritës – e cila është bërë aq ekstreme sa që ajo më nuk mund të dalë jashtë.

Duke folur për UNILAD se si erdhi deri në këtë gjendje, ajo tha:

Prej kur e takova e dija gjithmonë se i dashuri im është një tradhtar. Por kisha aq pak vetëbesim sa që nuk kisha guxim të ndahesha nga ai. E kapa disa herë duke iu shkruar vajzave të tjera dhe premtoi se nuk do ta bëjë më.
Çdo gjë shkoi mirë disa muaj, por më pas në prill e kapa përsëri dhe këtë herë shëndeti im mendor ishte shumë i keq. U shokova sepse nuk prisja që ai të më tradhtonte në një kohë kur kisha nevojë që të më mbështeste emocionalisht.
Gjendja ime mendore nuk ka qenë kurrë e mirë. Gjithmonë kam qenë me depresion, kam shumë çrregullime mendore dhe të personalitetit, që mund të jetë arsyeja pse qëndrova më gjatë me të.
Pas tronditjes, shëndeti im mendor shkoi në një nivel të ri, zhvillova çrregullime të reja dhe fillova të mendoj se po çmendem. Kjo gjendje mendore u kthye në gjendje fizike dhe nuk isha mirë.
Michelle tha se gjëja më e keqe rreth situatës së saj ishte se ajo nuk ishte në gjendje të bënte asgjë. Ajo i humbi miqtë, nuk mund të shkonte më nëpër festa ose në plazh ose thjeshtë të dilte për të ecur.

Pasi ndjente dhimbje dhe merrte medikamente 24/7. Shëndeti i keq mendor filloi të përkthehej në çrregullime fizike si migrenë kronike dhe fotofobi, transmeton Gazeta Express.

Ajo thotë se ndjehet e pashpresë por s’do të heq dorë dhe se dëshiron t’i inkurajojë vajzat e reja që ta duan veten e tyre. Ajo tha se sheh që shumë njerëz, sidomos vajzat e reja, që nuk e duan veten dhe për shkak të problemeve të pasigurisë, kapen me ‘djem që i lëndojnë’.