Virgjëria mbetet ende një temë delikate në Shqipëri, e për këtë gjë janë kurioz akoma të gjithë. Nëse shumë vajza të njohura preferojnë të mos flasin për këtë e të ndërrojnë temë, disa janë aq moskokëçarëse dhe ‘guximtare’ të flasin hapur për të, por gjithsesi të mos thonë të vërtetën.
Lidhur me këtë temë disa nga vajzat e showbizit janë pyetur në Instagram falë risisë më të re që solli aplikacioni dhe përgjigjjet e tyre ishin të çuditshme.
Franceska Jace u bë shumë e njohur që pas pjesëmarrjes së saj në ”Big Brother” dhe që prej atëherë ka qenë shumë aktive në botën e modelingut. Ajo muajt e fundit është komentuar në media për shkak të lidhjes me biznesmenin shqiptar, Andi Geci, megjithatë asnjëherë nuk ka pranuar asgjë publikisht.
Së fundmi, Françeska u është përgjigjur disa pyetjeve në Instagram, ku fansat e saj e kanë pyetur nëse është e virgjër. Modelja ka habitur me përgjigjen e saj, teksa ka pohuar se është ende e virgjër.
Si për çudi të njëjtën gjë ka bërë dhe Iva Aliko, ku të njëjtës pyetje i është përgjigjur me “Po”.
Kuptohet që vajzat kanë bërë ironi me ndjekësit e tyre, sepse fundja kush do ta besonte tani këtë?!
Kejvina ndryshe nga dy vajzat më sipër ka kthyer një përgjigjje më të “zgjuar” duke anashkaluar dhe pyetjen. Ajo ka bërë sikur fansi e kishte për shenjën e Horoskopit dhe ajo ia kthen: Jo, Binjakët!
Të njëjtën pyetje ja kanë bërë dhe këngëtares Rezarta Shkurta, e cila dihet që është nënë e një vajze.
Rezarta i ka thënë se po të pyeste nënën e tij merte përgjigjjen që kërkonte.
Duket se kurioziteti të bën edhe të bësh pyetje të cilat po të mendosh pak ja di përgjigjjen gjithsesi.
Pavarësisht përgjijjeve të vajzave të showbizit, duket se në Shqipëri ka mbetur akoma pyetja: A je e virgjër? E cila është një ndër pyetjet e para që zgjedhin tja bëjnë një vajze.
Përgatiti AlpeNews.al/