VIP-AT NUK JANË PERFEKT/ Dafina Zeqiri tregon të gjitha defektet në trup (FOTO) – AlpeGossip
VIP-AT NUK JANË PERFEKT/  Dafina Zeqiri tregon të gjitha defektet në trup  (FOTO)

VIP-AT NUK JANË PERFEKT/ Dafina Zeqiri tregon të gjitha defektet në trup (FOTO)

Dafina Zeqiri padyshim që është një ndër artistet më seksi shqiptare.

Përveç talentit, këngëtarja është vlerësuar gjithmonë edhe për fizikun dhe format e saj tërheqëse.

Por ndonëse zakonisht nuk i tregon defektet e saj, së fundmi Dafina ka publikuar një foto ku tregohet më e drejtpërdrejtë se kurrë.

Me anë të saj ajo zbulon qartë defektet në trupin e saj dhe na tregon të gjithëve se duhet të duam veten pavarësisht shenjave që mund të kemi

“Unë kam celulit, variçe, madje gjeta një dje. Kam mësuar t’i dua njësoj siç dua strijat. E di që disa njerëz presin që VIP-at të jenë perfektë dhe të gjithë e dimë që Photoshop-i dhe dielli bëjnë magji. Flokët e mi i dua.

Kjo është ajo që ka rëndësi!

Të pasmet e mija të vogla? Po, i dua!

Duaje veten tënde edhe pse të tjerët të gjykojnë.

Hunda ime nuk është e drejtë. Kam një qafë të gjatë. Mendoj se kafsha ime shpirtërore është gjirafa.

Bëj çfarë të duash, kush është perfekt?

Ji vetja jote! Duaj çdo gjë që ka lidhje me veten tënde”, ka shkuar këngëtarja.