“ZEMRA PO MË SHPËRTHEN NGA…”/ Klea Huta i dedikon fjalë të ngrohta Krid në 4 mujorin e tij me këtë FOTO të veçantë – AlpeGossip
“ZEMRA PO MË SHPËRTHEN NGA…”/ Klea Huta i dedikon fjalë të ngrohta Krid në 4 mujorin e tij me këtë FOTO të veçantë

“ZEMRA PO MË SHPËRTHEN NGA…”/ Klea Huta i dedikon fjalë të ngrohta Krid në 4 mujorin e tij me këtë FOTO të veçantë

4 muaj më parë, Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë me vogëlushin e tyre Krid. Pas kaq javësh me të voglin pranë, duket se dyshja ka përjetuar momentet më të bukura dhe të lumtura. Së funmi Klea i ka dedikuar të birit fjalët më të ndjera, duke treguar se Zoti i ka dhënë dhuratën më të bukur.
“Para 4 muajsh u takova me Zotin dhe ai me dha ne duar boten duke me dhuruar nje nga engjejt e tij me te bukur!
As ne endrrat e mia me te bukura nuk te kisha imagjinuar dhe projektuar o dashuria ime e vogel e madhe KRID!
Zemra po me shperthen nga dashuria qe kam per ty. Dua te uleras qe ta shpreh gjithe dashurine sepse fjalet nuk jane shpikur e nuk do shpiken kurre, per asnje nene! Ti me dhe emrin me te bukur ne jete, emrin NENE dhe une per kete te jam mirenjohese gjithe jetes ty dhe Zotit! Te dashuroj #babykrid”, ka shkruar Klea në postimin e fundit me djalin në krahë.
Poshtë këtij postimi nuk kanë munguar urimet e ndryshme edhe nga miqtë e Kleas për më të voglin e shtëpisë, Krid.