Aktori shqiptar ndahet nga gruaja e tretë (FOTO) – AlpeGossip
Aktori shqiptar ndahet nga gruaja e tretë (FOTO)

Aktori shqiptar ndahet nga gruaja e tretë (FOTO)

Aktori i njohur me origjinë shqiptare i ka dhënë fund martesës së tij 20 vjeçare.
Bëhet fjalë për aktorin Jim Belush i cili i dha fund në mënyrë të befasishme martesës së tij me Jennifer Sloan, nënën e dy fëmijëve të tij.

Shfaqja e tyre e fundit publike ishte më 14 nëntor 2017, kur morën pjesë në një aktivet në Muzeun e Artit Modern në New York.

Çifti u martua në maj të vitit 1998 dhe kanë së bashku dy fëmijë, vajzën Jamison 18 vjeç dhe djalin Jared 16 vjeç.

Jennifer ishte gruaja e tretë e aktorit.

Ndër të tjera Belushi njihet si një komedian dhe një aktor me karrierë stabël.

Lajmi i ndarjes së tyre u dha pak kohë pasi aktori 63 vjeçar u bë pjesë e serialit ‘Salvage’.