“NJERËZ KAZAN, MEDIA KAZAN”/ Aulona Musta “nxehet” keq dhe ironizon… (FOTO) – AlpeGossip
“NJERËZ KAZAN, MEDIA KAZAN”/ Aulona Musta “nxehet” keq dhe ironizon… (FOTO)

“NJERËZ KAZAN, MEDIA KAZAN”/ Aulona Musta “nxehet” keq dhe ironizon… (FOTO)

Ditët e sotme vipat shqiptar realizojnë ndërhyrje të shumta bukurie dhe ajo çfarë shkakton shumë polemika është vetë fakti që e mohojnë.

Këtë ka dashur të sjellë në vëmendje dhe moderatorja e njohur e “Thumb” Aulona Musta.

Me një pale paruke në kokë ku duket qartazi se nuk janë flokët e saj, moderatorja ironizon hapur fare gjithë personazhet e famshëm të showbizzit që e kanë të vështirë të pranojnë ndërhyrjet.

“Me CMENDET kaq po ju them! Kjo nuk eshte paruke! Keto jane floket e mi origjinal! Mjaft spekulluat! Njerez kazan! Media kazan! Jane thjesht rezultatet e palestres! Nuk jame floke te bere! Nuk eshte paruke! Jane floket e mi origjinal! E kam konstruktin qe me shkon shendeti vetem te floket! Dhe mos ta zgjasim me kete muhabet!”, shkruan Aulona krahas videos që ka ndarë me ndjekësit në Instagram.