Gjinekologia Leila Hanna nga Spitali Queen Mary në Londër, ka thënë se nuk ka ndonjë provë që sugjeron se udhëtimi me aeroplan është i dëmshëm për shtatzënat.
Megjithatë ajo ka theksuar se gratë duhet të ndërmarrin masa shtesë për të ulur rrezikun nga formimi i trombozave në venë.
Trombozat, DVT, kanë më shumë gjasë të zhvillohen gjatë udhëtimeve të gjata.
Kjo mund të trajtohet me një aspirinë, si dhe me ecje të vazhdueshme gjatë fluturimin dhe konsumim të ujit.