IA NDOLLI ARJOLA DEMIRI/ Momenti në “BBV” kur aktorja shprehet se Einxhel Shkira është shtatzënë (VIDEO) – AlpeGossip
IA NDOLLI ARJOLA DEMIRI/ Momenti në “BBV” kur aktorja shprehet se Einxhel Shkira është shtatzënë (VIDEO)

IA NDOLLI ARJOLA DEMIRI/ Momenti në “BBV” kur aktorja shprehet se Einxhel Shkira është shtatzënë (VIDEO)

Që pas konfirmimit publik të shtatzënisë, videot e Einxhel Shkirës dhe Arbër Gumnishtës (Dj Dagz) kanë pushtuar rrjetet sociale.

Fansat po e bëjnë punën e tyre. Ato kanë edituar të gjithë momentet brenda shtëpisë së Big Brother Vip kur është përmenur një fëmijë mes Dj dhe moderatores.

Einxhel Shkira i ka ndarë këto video në Instastoryn e saj, ku në një nga ato dëgjohet parashikimi i Arjola Demirit.

Aktorja shprehet: “Më duket ka ngelë me barrë, Einxhel” në një bisedë me Monika Lubonjën, Beniada Nishanin dhe vetë Einxhel Shkirën.

VIDEO

Sakaq kjo nuk është hera e parë, që një personazh publik ka parashikuar para shtatzëninë e moderatores.

Më herët edhe Roza Lati në komentet poshtë videos së Einxhel shkruante: “Më ke dalë në ëndërr shtatzanë që me 29 qershor, dhe ja ku jemi. Zoti ju bekoftë!”

Kujtojmë që krahas videos në Instagram, moderatorja u shpreh: “Kur ëndrrat bëhen realitet dhe realiteti është me i bukur se do ëndërr në jetë.….Kur e do aq shumë jetën sa toka të duket si parajsë dhe ti po qëndron mbi re… Kur ti gjen atë shpirtin binjak dhe Zoti buzëqesh sepse e di qe është momenti të të bekoj me dhuratën më hyjnore…Kur thjeshtë një prekje dore kthehet në një prekje Jetë…..dhe ne mezi po presim tët prekim duart e tua të vogla…”