Blero Muharremi është një ndër këngëtarët më të njohur për publikun shqiptar, i cili në shtator të këtij viti do të kurorëzojë me martesë dashurinë e tij me Afrona Dikën.
Nëntë vite më parë, Blero u bë baba për herë të parë i vogëlushes Tara, nga martesa me Teuta Krasniqin. Jo rrallëherë, Blero dhe Afrona shihen në shoqërinë e Tarës, ndërsa së fundmi këngëtari ka ndarë e ndjekësit super lajmin për të bijën e tij.
Këngëtari ka njoftuar se Tara i ka hyrë seriozisht muzikës dhe po ndjek rrugën e të ati
“Duke regjistruar albumin e saj të parë, sigurisht të regjistruar nga unë.”- shkruan Blero krahas fotos së të bijës.