PASI E TRADHËTOI BASHKËSHORTI/ Hueyda El Saied na prezanton me partnerin e saj të ri (FOTO) – AlpeGossip
PASI E TRADHËTOI BASHKËSHORTI/ Hueyda El Saied na prezanton me partnerin e saj të ri (FOTO)

PASI E TRADHËTOI BASHKËSHORTI/ Hueyda El Saied na prezanton me partnerin e saj të ri (FOTO)

Hueyda El Saied është një nga vajzat më të dashura për publikun shqiptar dhe për të cilën kemi gjithnjë shumë mall për shkak se prej vitesh jeton në Francë.

Pak më parë ajo ka publikuar në Instagram një foto ku shfaq krah një mashkulli të panjohur.

Të dy shfaqen duke pushuar në plazh të shtrirë krah njëri-tjetrit dhe balerina e njohur e ka bashkangjitur këtë foto me një zemër.

Identiteti i këtij mashkulli nuk dihet ama nga fotoja duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit. Nuk mund të themi asgjë më shumë veçse që të jenë të lumtur dhe që na bëhet shumë qejfi që Hueyda më në fund ka gjetur lumturinë.