U THA SE DO HIQTE DORË/ Alban Skenderaj zbulon të ardhmen e tij në muzikë (FOTO) – AlpeGossip
U THA SE DO HIQTE DORË/ Alban Skenderaj zbulon të ardhmen e tij në muzikë (FOTO)

U THA SE DO HIQTE DORË/ Alban Skenderaj zbulon të ardhmen e tij në muzikë (FOTO)

Pak ditë më parë këngëtari Alban Skënderaj shqetësoi të gjithë fansat e tij me një postim në Instagram ku thoshte se për disa kohë nuk do të jepte koncerte në Tiranë.

“Koncerti im i fundit në Tiranë për një kohë të gjatë”- shkroi këngëtari duke mos treguar asgjë më tepër.

Por pas reagimeve të fansave në rrjete sociale, sot Albani vendosi të saqrojë si qëndron e vërteta e kësaj deklarate publike.

“Me sa duket ‘kujdes ça flet’ vlen edhe për mua që flas goxha pak në rrjete sociale. Meqe disa u bënë merak, nuk shkuajta që mbas mbrëmjes së sotme nuk do performoj më fare, por nuk performoj më për një kohë nëpër club-et e Tiranës kështu që doni s’doni më keni vërdallë nëpër evente e qytete edhe për ca kohë…
Tani me këtë rast kush ka kohë e dëshirë le të na bashkohet sonte…” – shkruan këngëtari në postimin e tij të fundit duke sqaruar se nuk do të largohet nga skena.