U VENDOS ME VOTIME/ Zbulohet emri që Almeda dhe Tolgahan do ti vendosin djalit (FOTO) – AlpeGossip
U VENDOS ME VOTIME/ Zbulohet emri që Almeda dhe Tolgahan do ti vendosin djalit (FOTO)

U VENDOS ME VOTIME/ Zbulohet emri që Almeda dhe Tolgahan do ti vendosin djalit (FOTO)

Almeda ndodhet në muajin e pestë të pritjes së ëmbël dhe me bashkëshortin Tolgahan Sayisman po shijojnë çdo moment të kësaj periudhe.

Prej javësh ish-Missi ka treguar se ka nisur me përgatitjet për ardhjen në jetë të vogëlushit, si blerjen e karrocës apo të veshjeve të ndryshme.

Por çifti duket se është aq i përgatitur për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë, sa kanë gjetur edhe emrin e tij.

“Iconstyle.al” arrin të zbulojë se, çifti ka vendosur tashmë emrin me të cilin do ta pagëzojnë bebin e tyre.

Fillimisht mësohet se Almeda dhe Tolgahan ishin të pavendosur mes emrave Alperhan dhe Effhan.

Ndaj ata vendosën që të hidhnin një votim mes njerëyve të tyre më të afërt.

Emri u vendos pasi votuan 21 njerëz të afërt të dy familjeve. Dhe përfundimisht “iconstyle.al” mëson se u zgjodh që djali i tyre të quhet Effhan.

Ish-Missi shqiptar Almeda Abazi pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë rreth muajit prill.