E TREGOI MË NË FUND/ Ja ç’bëhet me jetën sentimentale të Kiara Titos: Për momentin… – AlpeGossip
E TREGOI MË NË FUND/ Ja ç’bëhet me jetën sentimentale të Kiara Titos: Për momentin…

E TREGOI MË NË FUND/ Ja ç’bëhet me jetën sentimentale të Kiara Titos: Për momentin…

Të gjitha gocat single do të gjejnë ngushëllim në fjalët e moderatores Kiara Tito, e cila ka pranuar njëherë e mirë që s’di të flirtojë dhe vazhdon të jetë single.

Megjithëse është përpjekur ta mbajë jetën private larg syve të publikut, moderatorja s’ka duruar më gjatë dhe ka treguar për “Pushime On Top” statusin dhe “problemin” e saj.

Për momentin, nuk ka asnjë mashkull në jetën e Kiarës që t’i ketë rrëmbyer zemrën, ndaj edhe këtë vit pushimet bëhen me shoqërinë.

“Po tani me kë t’i bëj? Me shoqërinë! Unë nuk di të flirtoj. S’kam asnjë lajm të ri për momentin. Jam single”, u shpreh Kiara.

Për një kohë shumë të gjatë Kiara Tito është përfolur për një marrëdhënie me këngëtarin, Butrint Imeri. Ata nuk e kanë pranuar kurrë se kanë qenë bashkë, por fotot e kapura nga paparaci kanë treguar të kundërtën. Gjithashtu Kiara mori pjesë në videoklipin “Hajt hajt” të Butrinit dhe ata i hodhën benzinë zjarrit me këtë lëvizje duke shtuar dyshimet për një lidhje.

Mirëpo që prej asaj kohe kanë kaluar 2 vite dhe ata nuk janë parë më bashkë, megjithatë Kiara vazhdon të pyetet ende për raportet me Butrintin. Së fundmi, ka qenë e ftuar në emisionin “Express Rozë” dhe teksa është pyetur për këngëtarin, ajo ka treguar se i ka ardhur në “majë të hundës” me këtë çështje. Moderatorja është shprehur se i ka ikur vlera kësaj teme dhe dëshiron që të mos e pyesin më.

“Mendoj se kjo pyetje do të vazhdojë të më bëhet për aq kohë sa do jem pjesë e televizionit, nuk dua të flas sepse është një gjë që i ka ikur vlera”, tha Kiara.