“A E SHIKON VETEN NË SHTRAT ME NJË TË SHËNDOSHË?” Beniada dhe Antonela komentojnë lidhjen mes Einxhel e Dagz: Pesha përmirësohet… – AlpeGossip
“A E SHIKON VETEN NË SHTRAT ME NJË TË SHËNDOSHË?” Beniada dhe Antonela komentojnë lidhjen mes Einxhel e Dagz: Pesha përmirësohet…

“A E SHIKON VETEN NË SHTRAT ME NJË TË SHËNDOSHË?” Beniada dhe Antonela komentojnë lidhjen mes Einxhel e Dagz: Pesha përmirësohet…

Radha për të mbajtur zjarrin ndezur për provën javore e ka Beniada dhe Antonela. Gjatë kësaj kohe ato kanë biseduar në lidhje me Einxhel dhe Dj Dagz, duke komentuar peshën e Arbërit.

Sipas Beniadës, Einxhel ka pak problem fizikun e tij. Nga ana tjetër Antonela shprehet se nuk ka të bëjë aspak fiziku, duhet parë karakteri i tij.

Biseda mes vajzave:

Antonela: Janë afruar pak. Dagz është shumë njeri i mirë

Beniada: Ka një zemër të mirë. Të ndjek nga pas për tu kujdesur. Kur ka një person, e bën me pastërtinë më të madhe. Enxhi duhet të largojë mendimin e fizikut

Antonela: Unë nuk e shikoj

Beniada: Unë e shikoj, se në fillim atë shikon, nuk i shikon zemrën. Është trup i gjatë, ai duhet të hajë mirë, se ka dhimbje barku dhe nuk fle mirë

Antonela: Nuk është aq i mbushur, ja keni bërë

Beniada: A e shikon veten dukë bërë diçka në shtrat me një njeri të shëndosh?

Antonela: Unë po, kam pas…

Beniada: Unë nuk kam pasur pranë një njeri perfekt

Antonela: As ajo nuk është perfekte. Mund të mos ketë fizikun, por ka shumë të mira

Beniada: Po ai bëhet, se mban dietë

Antonela: Si me ja ba nëse dashurohesh me një xhuxh? Kam qenë e lidhur me një që ka qenë pak më i shkurtër se unë. Për aspektin fizik nuk duhet me e vu ngushtë. Vishet bukur.

Beniada: Për peshën do përmirësohet. Është i ri, duhet të kujdeset për vete. Kur ha pasta, fut 100 gjëra në to.

Antonela: A ishte Claudio yll bote, trup me muskuj, por nuk më jepte asnjë lloj efekti. Një vajzë si Triksa mund të shkonte me të.

Beniada: As me mua se shoh

Antoenla: Ty të shoh me një djalë 30 vjeç. Nuk do me thënë ndonjëherë pamja fizike

Beniada: As PM nuk ishte perfekt

Antonela: Ai kishte tipin. Do të ndryshonte Einxhel për Dagz? Do bëhej si mace?

Beniada: Jo. Karakteri nuk ndryshohet