Ronela Hajati dhe Young Zerka mbeten një nga çiftet më të komentuar në media, sidomos prej faktit që lidhjen e tyre nuk pranojnë ta konfirmojnë. E ftuar në “E diell”, Ronela u shpreh se lidhja e tyre është si telenovelë, prandaj ‘sa më shumë e zgjasin, aq më shumë lekë marrim nga reklamat’.
Por pavarësisht se lidhjen nuk e konfirmojnë, Ronela tregoi se pajën e ka gati.
“Pajën e kam gati nga mami. Madje kam një pajë gjigande. Unë kam mësuar të qep dhe qëndis se më ka mësuar mami. Paja ime përfshin perde, jastëkë, kuverta kolltuqesh, mbulesa tavolinash dhe janë të gjitha të punuara më dorë nga gjyshja dhe mami”, u shpreh Ronela.
Megjithatë këngëtarja tha se nuk ka në plan një martesë duke u shprehur se atë e di vetëm Zoti.