PO I SHIHNI DHE JU? Ky është kuptimi i ëndrrave të çuditshme të koronavirusit – AlpeGossip
PO I SHIHNI DHE JU? Ky është kuptimi i ëndrrave të çuditshme të koronavirusit

PO I SHIHNI DHE JU? Ky është kuptimi i ëndrrave të çuditshme të koronavirusit

Nëse gjatë pandemisë keni pasur ëndrra të çuditshme, nuk jeni vetëm.

Kam parë një ëndërr sikur hasa një rosë në dëborë,”- shkruajti John Johnson në një postim në Tëitter më 8 prill. “E pyeta rosakun ‘nëse do të isha i vogli i saj, a do të kujdesej për mua?’ Dhe rosaku tha ‘po’”.

Sipas ekspertëve, këto përgjigje të fshehta janë normale. Mënyra e trurit për të kuptuar informacione stresuese që marrim përgjatë ditës, mund të kthehen në makthe gjatë natës.

Kjo pandemi është diçka që ata kurrë nuk e kanë përjetuar më parë,”- tha eksperti i mjekësisë së gjumit, Dr. Meir Kryger, profesor i mjekësisë pulmonare dhe profesor klinik i infermierisë në SShkollën e Mjekësisë, në Yale. “Dhe është e mundur që truri të kthehet pas në kohë, në momentet kur gjërat nuk ishin kështu. Është njëlloj sin ë rastet kur njerëzit përpiqen të flejnë që të ‘fikin’ trurin. Ata do të përpiqen të mendojnë për një periudhë kur gjërat ishin më mirë.”

Shkenca që qëndron pas ëndrrave të çuditshme të karantinës

Studiuesit ende nuk e dinë pse ëndërrojmë, tha Jason Ellis, profesor i psikologjisë në Universitetin Northumbria dhe drejtor i Qendrës Northumbria për Kërkime në lidhje më  Gjumin.

Por ka disa teori.

Teoria evolucionare thotë se ne përdorim ëndrrat për të provuar skenarë të ndryshëm në një mjedis të sigurt” që mund të jetë sfidues ose kërcënues në jetën reale,”- tha Ellis.

Një hipotezë tjetër është ideja e konsolidimit të kujtesës, shtoi ai, që sugjeron se kur jemi duke ëndërruar, ne kuptojmë informacionin që kemi marrë gjatë ditës për të krijuar kujtime të reja ose për të renditur informacionin e panjohur në njohuritë ekzistuese që informon arsyetimin tonë.

Kur shohim trurin e njerëzve teksa flejnë, në të vërtetë mund të kuptosh dallimin midis momentit kur janë në gjumë dhe atij kur nuk janë. Dhe ne sigurisht mund të shohim që aktiviteti i trurit ndryshon si një funksion i ëndrrave,” tha Ellis.

Ekziston një tjetër teori e ëndrrave, teoria e funksionit rregullator të humorit, që thotë se ëndrrat janë për zgjidhjen e problemeve përmes çështjeve emocionale që ne përjetojmë.

Stresi i një pandemie me familjen, punën dhe problemet mendore, mund të rezultojë në ëndrra që janë po aq shqetësuese, pasi ato jo vetëm që mund të na ndihmojnë ta përballojmë, por edhe pasqyrojnë realitetin.

Ajo që ne dimë është se janë modele të informacionit ndijor që po transmetohen në tru. Kështu që ju keni shikimin, dëgjimin, prekjen, erën dhe shijen. Ajo që është më interesante në lidhje me ëndrrat është që ato kryesisht do të jenë të bazuara tek shikimi ose të bazuara tek dëgjimi,”- tha Ellis.

Këto ëndrra më së shumti ndodhin gjatë REM,  ose lëvizjes së shpejtë të syrit në gjumë, që është faza jonë më e thellë e gjumit që ndodh në intervalet gjatë natës dhe karakterizohet nga lëvizje të shpejta të syve, nga ëndrra të shumta, lëvizje trupore dhe ritëm më të shpejtë të zemrës dhe frymëmarrjes.

Zhvillimi i zakoneve të pazakonta

Ajo që është e çuditshme në lidhje me disa nga ëndrrat tona pandemike nuk është vetëm përmbajtja e tyre, apo fakti që ne poi shohim ato. Është fakti se ne i kujtojmë, gjë që nuk është tipike. Normalisht, do të harronim shumicën e ëndrrave menjëherë sapo të zgjoheshim të nesërmen. Pirja e alkoolit mund të na çojë më shpesh gjatë periudhës kulminante kur shohim ëndrra, duke i bërë ëndrrat më të paharrueshme”,- tha Ellis.

Rutinat papritmas janë bërë më të vështira për t’u vendosur dhe mirëmbajtur dhe motivimi për të fjetur në të njëjtën kohë çdo natë mund të zhduket, gjë që mund të shqetësojë proceset e brendshme që kanë nevojë për gjumë të mirë,”- shtoi ai.

Jo vetëm që rutinat tona kanë ndryshuar në aspektin e punës, por praktikat tona sociale gjithashtu kanë ndryshuar. Meqenëse jemi krijesa sociale, ne jemi përshtatur në mënyrë krijuese ndaj mënyrave të reja të bashkëveprimit me miqtë dhe familjen tonë, siç janë darkat virtuale, shikimi i filmave dhe transmetimet e drejtpërdrejta në mediat sociale.

Bashkëveprimi në këto mënyra mund të jetë i shëndetshëm. Por ekspozimi ndaj dritës së ekraneve për shumë orë para shtratit, pa marrë parasysh qëllimin, mund të jetë i dëmshëm për të siguruar një gjumë të mirë tgjaë natës,”- tha Ellis.

Parandalimi i gjumit të shqetësuar

Mund të jetë e vështirë të përvetësoni zakone pozitive dhe prodhuese gjatë këtyre kohërave stresuese. Por përpjekja juaj për të mbajtur ende një higjenë të mirë të gjumit, jo vetëm që mund të ndihmojë në sigurimin e një pushimi të mirë gjatë natës, por edhe të parandalojë zhvillimin e problemeve më serioze në plan afatgjatë.

Zakonet e shëndetshme të gjumit përfshijnë largimin nga ekranet 2 deri në 4 orë para gjumit, largimin nga lajmet, sepse ju largon ankthin.

Ne e dimë që kur dikush nuk fle shumë mirë, krijohet një rrezik i pabesueshëm që të kenë depression në të ardhmen ose të zhvillojnë çrregullime pas stresit,”- tha Ellis. “Prandaj ajo që duhet të bëjmë tani është të fokusohemi tek menaxhimi i gjumit të njerëzve për të parandaluar shumë sëmundje psikologjike që mund të shfaqen ne 9 apo 10 muajt e ardhshëm.”