“S’E KAM PARË VETEN MË KEQ”/ Hygerta Sako rrëfen publikisht dhimbjen pas humbjes së të atit – AlpeGossip
“S’E KAM PARË VETEN MË KEQ”/ Hygerta Sako rrëfen publikisht dhimbjen pas humbjes së të atit

“S’E KAM PARË VETEN MË KEQ”/ Hygerta Sako rrëfen publikisht dhimbjen pas humbjes së të atit

Moderatorja e njohur, Hygerta Sako ka qenë pasditen e sotme në një lidhje direkte me emisionin ‘Ftesë në 5’ ku ka rrëfyer gjithë vështirësitë që ka hasur këto kohë, edhe pas ikjes nga jeta të të atit.

Sako ka rrëfyer se ka qenë një nga momentet më të vështira në jetën e saj dhe se nuk e kishte parë kurrë veten më parë kaq keq.
Hygerta ka shtuar se në momentin kur kishte më shumë nevojë për njerëz, ‘Covid-19’ bëri që të izolohej dhe mos të kishte mundësinë të priste njerëz në shtëpinë e saj.
Ajo ka treguar se kjo periudhë ka qenë po aq e vështirë dhe për motrën apo vëllain e saj të cilët jetojnë jashtë vendit.
Moderatorja shtoi se vajza e vetë ishte shumë e lidhur me gjyshin, duke theksuar se kjo ishte situata më e vështirë që kishte kaluar gjitthë jetën e saj.