MARRAMENDËSE/ Shihni sa shumë fiton Nas Daily me videot që bën (FOTO) – AlpeGossip
MARRAMENDËSE/ Shihni sa shumë fiton Nas Daily me videot që bën (FOTO)

MARRAMENDËSE/ Shihni sa shumë fiton Nas Daily me videot që bën (FOTO)

Nas Daily është blogeri me famë botërore që së fundmi ka fituar një vëmendje të madhe në Shqipëri me videon e tij mbi vendin tonë. I ftuar në “Xing me Ermalin”, Nas ka treguar se për të bërë udhëtimet në vendet e ndryshme të botës, financohet nga reklamat që bën për kompani të ndryshme.
“Kur ke 9 milion ndjekës në Facebook, shumë kompani të japin para për të bërë video për ta. Mund të vendosësh një reklamë në mes të videos dhe mund të marrësh shumë para nga kjo. E gjitha mbështetet tek reklamat. Unë bëj video për kompanitë. Pra nëse ti do të bëj një video për ty që do postohet në faqen e Facebook-ut tënd, unë do të marr shumë para”, tha Nas.

I pyetur sesa merr, blogeri dha shifrën marramendëse: 50 mijë dollarë. “Është e shtrenjtë, është shumë e shrenjtë. Sepse sikur 1 milion njerëz ta shikojnë videon ja vlejnë paratë. Por unë nuk e fillova këtë për të fituar para. Në fillim unë po humbisja para”, u shpreh Nas.