VETËM 5 VJEÇ/ Fernando i ikën Çiljetës nga shtëpia (FOTO) – AlpeGossip
VETËM 5 VJEÇ/ Fernando i ikën Çiljetës nga shtëpia (FOTO)

VETËM 5 VJEÇ/ Fernando i ikën Çiljetës nga shtëpia (FOTO)

Fernando i Çiljetës i ka vjedhur zemrat të gjithëve dhe tanimë edhe ai është kthyer në një nga fëmijët më të komentuar në shoëbiz, me postimet që këngëtarja bën për të.
E ftuar në “Xing me Ermalin”, Çiljeta tregoi se Fernando është shumë i pavarur dhe i bën të gjitha gjërat vetë, ndonëse është vetëm 5 vjeç. Madje ai nuk e pyet fare dhe ikën nga shtëpia pa lejen e saj.

“Fernando nuk më pyet për asgjë, është kokëfortë, vishet vetë, lahet vetë, zbukurohet vetë, ikën pa leje nga shtëpia dhe shkon tek lodrat. Vetëm kur më merr taksisti ‘Hajde se e ke çunin këtu’. Është 5 vjeç e gjysmë dhe komplet i pavarur nga unë. Tani vjen çdo mëngjes më kërkon 2 mijë lek që të pijë kafe me burrat e lagjes. Është edhe kavalier, i merr shokët aty te kafja ngjitur shtëpisë dhe i qeras”, tregoi Çiljeta.