XHELOZE E ÇMENDUR/ Ja çfarë i punon të dashurit Dojna Mema (FOTO) – AlpeGossip
XHELOZE E ÇMENDUR/ Ja çfarë i punon të dashurit Dojna Mema (FOTO)

XHELOZE E ÇMENDUR/ Ja çfarë i punon të dashurit Dojna Mema (FOTO)

Ndonëse e re në moshë, moderatorja Dojna Mema ka treguar se është mjaft e talentuar dhe e suksesshme në punën e saj dhe shumë shpejt u kthye në një ndër personazhet më të pëlqyer për publikun.
Dojna ka tërhequr vëmendjen me tipin e saj të drejtpërdrejt dhe çapkën që e dallon nga të tjerët. Moderatorja është shumë e ndjekur në rrjetet sociale dhe shpesh herë ndanë mendime me fansat e saj.

Së fundmi, ajo është bërë pjesë e opsionit pyetje përgjigje në ‘Instasotry ‘dhe ka zbuluar disa të pathëna nga jeta e saj. Njëri nga fansat e ka pyetur Dojnën nëse është xheloze kur është në një lidhje dhe moderatorja ka zbuluar se është tmerrësisht xheloze, por ajo parapëlqen ta quaj kurioze.

“Po pse thua xheloze? Më mirë tingëllon ‘kurioze’. Më pëlqen të gërmoj tek e kaluara, te di gjithçka mbi ishat që kur të jem në inat e sipër t’ja përmend, do doja të dija kë ndjek në ‘Instagram’ thjesht për ta ditur, a hedh sytë majtas djathtas kur ble bukë etj etj. Gjera si këto krejt të pafajshme”, ka shkruar Dojna në postim.