WOW! Krimineli më “HOT” në botë mbështet këtë reper shqiptar, shihni çfarë thotë për këngën e tij! (VIDEO) – AlpeGossip
WOW! Krimineli më “HOT” në botë mbështet këtë reper shqiptar, shihni çfarë thotë për këngën e tij! (VIDEO)

WOW! Krimineli më “HOT” në botë mbështet këtë reper shqiptar, shihni çfarë thotë për këngën e tij! (VIDEO)

Jeremy Meeks është një nga meshkujt më seksi në botë, por vajzat shqiptare do të kenë një arsye më tepër për ta pëlqyer atë.

Para disa muajsh, Jeremy Meeks ecte nëpër korridoret e burgut në Kaliforni, por sot ai ec nëpër pasarelat më të njohura në botë. Ai u bë i famshëm si “i burgosuri më seksi” kur fotografia e tij u shpërnda në masë të madhe në internet dhe tashmë po ndjek një karrierë si model. Jeremy Meeks ishte dënuar me 27 muaj burg në vitin 2015, pasi ishte shpallur fajtor për posedim të armëve dhe municionit, mbajtje të armës në publik dhe aktivitet kriminal në rrugë.

Mirëpo tani, ai ka shprehur publikisht mbështetjen për këngën e fundit të Capital T “Across the World”. Është bashkëpunëtori i Kapos “Cliqme” ai që ka publikuar një video me Jeremy i cili i fton të gjithë të dëgjojnë e të kërcejnë këngën e fundit të tij, këngë e cila i pëlqen shumë. Cliqme ka bërë tagg Capital T në këtë postim, por nuk e kemi kuptuar pse nuk ka reaguar.