Bëhuni gati! E pyesin nëse do të martohet, Soni Malaj: Kam një unazë në gisht… – AlpeGossip
Bëhuni gati! E pyesin nëse do të martohet, Soni Malaj: Kam një unazë në gisht…

Bëhuni gati! E pyesin nëse do të martohet, Soni Malaj: Kam një unazë në gisht…

Këngëtarja Soni Malaj e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” na dha suprizën e madhe. Soni ka pranuar për fëmijët se ka marrë propozimin për martesë.

“Në të vërtetë, unë kam një unazë në gisht” – u shpreh Soni, duke lënë të nënkuptohet se dasma mund të jetë shumë pranë.

Më herët Soni na ka rrëfyer edhe historinë e dashurisë me biznesmenin nga Tirana: “Takimi ynë i parë ka qenë nëpërmjet një mikeshës sonë të përbashkët. Ka qenë një takim i rastësishëm. Unë e kisha takuar edhe herë të tjera, por nuk e mbaja mend. Takimi ishte krejt i rastësishëm. Pas festës (ditëlindjes së mikeshës), unë po prisja rojen e parkingut për të marrë makinën. Aty ai kaloi. Unë e pashë në errësirë, atij i shndritën sytë dhe buzëqeshi”, tregoi Soni. Më e rëndësishmja është që ai është shumë i dedikuar pas artistes, duke e shoqëruar jo vetëm në eventet brenda vendit, por edhe në udhëtimet në Itali e vende të tjera.