“DUA TË DAL”/ Beatrix merr një mesazh nga mamaja pasi donte të linte garën: Gjërat nuk janë aq serioze – AlpeGossip
“DUA TË DAL”/ Beatrix merr një mesazh nga mamaja pasi donte të linte garën: Gjërat nuk janë aq serioze

“DUA TË DAL”/ Beatrix merr një mesazh nga mamaja pasi donte të linte garën: Gjërat nuk janë aq serioze

Beatrix Ramosa ka qenë mjaft e shqetësuar së fundmi, ku si pasojë herë pas here ka shprehur dëshirën që të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Shkak është bërë presioni që po ndjen apo të mendimeve se po penalizon partnerin e saj, Donald Veshaj.

Duke e parë se po ndihet keq, Arjola Demiri ka vendosur që ta këshillojë, duke i thënë të mos shqetësohet fare në lidhje me asgjë dhe ta vazhdojë këtë rrugëtim.

“Vetëm dua të dal nga këtu”/ Beatrix merr një
“Vetëm dua të dal nga këtu dhe të shkoj në shtëpi”, u shpreh Beatrix në një moment, ku më pas Arjola i sugjeron: “Jo nuk ke për të shkuar, tani qetësohu një herë, shtrihu ,pusho dhe nesër ja nisim nga e para se je dhe e lodhur dhe e stresuar”.

“Ka ca ditë që jam kështu dhe nuk është se po bëhet më mirë”, i tha më tej këngëtarja e njohur.

Ndërkohë ditën e djeshme, pas njoftimit se “Big Brother VIP” do të shtyhet me një muaj, banorët kishin tre ditë kohë për të dhënë një përgjigje lidhur me këtë vendim.

“Vetëm dua të dal nga këtu”/ Beatrix merr një

Kështu, Beatrixës, në një pikë që kishtë vërtetë nevojë, i vjen një mesazh nga mamaja e saj. Antigone Ramosaj i këshillon të qetësohet e të shijojë eksperiencën e garës me personalitetin e saj të brishtë.

“Shijoje këtë eksperiencë ashtu siç je e brishtë dhe e sinqertë. Mos i merr gjërat aq serioze sepse nuk janë. Vazhdo nëse dëshiron, ke përkrahjen tonë”, i tha ajo.