U ARRESTUA PASI MASHTROI ÇIFTIN ZVICERAN/ Loredana Zefi lihet e lirë (FOTO) – AlpeGossip
U ARRESTUA PASI MASHTROI ÇIFTIN ZVICERAN/ Loredana Zefi lihet e lirë (FOTO)

U ARRESTUA PASI MASHTROI ÇIFTIN ZVICERAN/ Loredana Zefi lihet e lirë (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme, reperja shqiptare Loredana Zefi u arrestua nga policia e Zvicrës pasi u akuzua se kishte kërcënuar dhe mashtruar një çifti zviceran rreth të 50-ave duke u marr 700,000 franga, kurse vëllai i saj, Berati  200,000 franga.

Reagimet kanë qenë të shumta dhe lajmi bëri bujë në të gjitha mediat. Megjithatë, pak më parë media zvicerane “RapUpdate” kanë konfirmuar se këngëtarja pasi është marrë në pyetje është lënë e lirë.

“Informata të reja për çështjen e Loredanës, pasi të martën u morë në pyetje nga policia, është lëshuar. Kjo është vërtetuar nga gjykatësi”, thuhet në raportin e “RapUpdate”.

Sipas tyre zëdhënësi i policisë ka thënë se Loredana është lënë e lirë pasi nuk ka ndonjë rrezik që ajo të arratiset.

Burimi:Lajmi.net