Rita Ora ÇMENDI shqiptarët! Ja sa ishte pjesëmarrja në koncertin e saj (FOTO) – AlpeGossip
Rita Ora ÇMENDI shqiptarët! Ja sa ishte pjesëmarrja në koncertin e saj (FOTO)

Rita Ora ÇMENDI shqiptarët! Ja sa ishte pjesëmarrja në koncertin e saj (FOTO)

Rita Ora performoi mbrëmjen e sotme në Sheshin Skënderbej ku ishin mbledhur qindra qytetarë për të parë këngëtaren shqiptare.

Rita është shfaqur me pamjen e saj të re me flokë të kuqe, e veshur me një kostum të verdhë.

Këngëtarja shqiptare ka ngritur në këmbë Tiranën. Në sheshin “Skënderbej” nuk ishin parë ndonjëherë aq shumë njerëz. AlpeNews.al ka siguruar foto me dron nga sheshi dhe shikohet që është i tejmbushur.

Ajo arriti në Shqipëri para pak orësh dhe u takua menjëherë me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Takimi u bë I ditur nga motra e këngëtares, Elena Ora e cila postoi foto nga “Tarraca e gjelbër” pranë Kullës së Sahatit dhe në foton ku Rita dhe ajo pozonin me Veliajn shkruan: “ Kryebashkiaku më i mirë”.

Ajo ka pozuar me kryebashkun ku nuk kanë harruar të bëjnë dhe shqiponjën./AlpeNews.al