NUK E PRANOJNË RIBASHKIMIN/ Por Loredana nuk ndalet poston sërish FOTO me Mozzik – AlpeGossip
NUK E PRANOJNË RIBASHKIMIN/ Por Loredana nuk ndalet poston sërish FOTO me Mozzik

NUK E PRANOJNË RIBASHKIMIN/ Por Loredana nuk ndalet poston sërish FOTO me Mozzik

Loredana dhe Mozzik kanë disa muaj që janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit, por këtë fakt nuk e kanë pranuar ende me gojën e tyre. Ata kaluan disa ditë pushime së bashku në Milano dhe Dubai dhe sigurisht në këtë udhëtim nuk mungoi as e vogla e tyre, Hana. Ata i shijuan në maksimum këto ditë relaksi dhe nuk ngurruan të ndanin foto në rrjete sociale.

Megjithëse nuk publikuan foto së bashku, në Instastory kishte shumë detaje që tregonin se ishin në çdo moment me njëri-tjetrin.

Madje edhe së fundmi Loredana ka ndarë në rrjete sociale një foto me Mozzik, por jo ashtu siç mendoni. Reperja ka postuar në Instagram një imazh, në të cilin shihet e ulur në një tavolinë lokali pranë një mashkulli. Fytyrën e tij e ka prerë, por nga këmisha dhe tatuazhet në duar lehtësisht kuptohet se është Mozzik. Me të njëjtën këmishë reperi publikoi një foto nga Duabri disa javë më parë dhe ndoshta ky imazh mund të jetë shkrepur gjatë pushimeve të tyre të përbashkëta si çift.

Ndërkohë disa ditë më parë, Loredana bëri sërish të njëjtën lojë me fansat e saj. Ajo ndau në Instagram disa foto me një mashkull misterioz, ku të dy ata shiheshin të veshur me bluza në ngjyrë të verdhë. Mashkulli që shihej shumë pranë Loredanës e kishte mbuluar një pjesë të fytyrës me kapuçin e bluzës. Mirëpo mjekra që ai la jashtë i bëri të gjithë të aludornin se djali në foto ishte Mozzik dora vetë.

Pas këtyre fotove, tani ka mbetur vetëm që Loredana dhe Mozzik të pranojnë hapur që janë ribashkuar dhe fansat e tyre të jetojnë të qetë. Kujtojmë se Loredana dhe Mozzik kanë nisur të ndiqen sërish në rrjete sociale, por ja nga adresat e tyre. Dyshja ndiqen nga profili që Loredana ka hapur për biznesin e saj të make up-it dhe kështu që nuk ju shpëton asgjë që publikojnë në Instagram.