“PO E PËRQAFOJA SI SHOQE”/ Olti kapet mat me ish-in, Lindita i nxjerr mesazhet kërcënuese – AlpeGossip
“PO E PËRQAFOJA SI SHOQE”/ Olti kapet mat me ish-in, Lindita i nxjerr mesazhet kërcënuese

“PO E PËRQAFOJA SI SHOQE”/ Olti kapet mat me ish-in, Lindita i nxjerr mesazhet kërcënuese

Në puntatën e sotme të “Përputhen+40”, Bora Zemani tregoi një video që kishte mbërritur në redaksinë e programit. Në videon në fjalë shihej Olti, i shoqëruar nga një vajzë në klub.

Ai shihej shumë i afërt me të, mirëpo në studio tha se bëhej fjalë për një shoqe. “Po, po e përqafoja si shoqe. Nga mbrapa. Është një shoqja ime, nuk ka asgjë më shumë”, tha Olti, teksa shtoi “Është video e të shtunës në darkë. Isha në një lokal i ftuar dhe takova këto dy vajzat”, u shpreh Olti.

Lindita e pyeti nëse ka lidhje jashtë programit dhe zbuloi se i kanë ardhur kërcënime nga ajo vajza, por Olti i ka mohuar.

“Mua më kanë ardhur shumë kërcënime dhe ia kam treguar Oltit, ai i ka mohuar të gjitha. Më ke thënë është një ish-i im. Unë nuk e kuptoj pse duhet të më kërcënojë mua. Ti e di se i ke parë mesazhet dhe fjalorin e ulët që ajo vajzë ka përdorur kundrejt meje”, tha ajo.

Olti: Ça të bëj Olti që një person vjen e të kërcënon ty? Është një vajzë që kam frekuentuar më para.