Mund të duket e pabesueshme, por një nga çiftet më të njohur shqiptarë, Stine dhe partnerja e tij Graciela i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre në prag të vitit të ri.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari pak minuta më parë përmes një postimi në Instagram.
“Edhe pse fundvit, gjej lartësinë shpirtërore për të falenderuar çdo moment të bukur dhe të vështirë të kaluar sëbashku! Kam bindjen e plotë se do të funksionojmë më mirë pa njëri tjetrin! E kemi patur fatin dhe mundësinë me mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë! Kështu që nuk mbetet tjetër , veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje!” – ka shkruar Stine në foton e Gracielës.
Mesa duket dyshja janë ndarë me mirëkuptim dhe respekt për njëri-tjetrin, pasi lidhja mes tyre nuk ka funksinuar si duhet.
Kujtojmë gjithashtu që ata kanë një vajzë, Estia që ka mbushur 2 vjeç.