Brad Pitt thuhet se ka kaluar një Krishtlindje të qetë, por vetëm me 4 fëmijët që ka nga martesa me Angelina Jolie.
Zahara, Shiloh dhe binjakët Knox dhe Vivienne ndaluan në ditën e shenjtë për të festuar me të atin. Por dy djemtë e tij më të vjetër, Maddox dhe Pax, përkatësisht 17 dhe 15 vjeç kanë refuzuar ta takojnë dhe nuk kanë shkuar pranë tij.
Sipas Us Weekly, Brad ishte i lumtur edhe me kaq dhe ndryshe nga herët e tjera, kishte përgatitur dhe dhurata për fëmijët. Vizita ishte e monituar nga një përgjegjës, i cili qëndroi pranë tyre në shtëpi.
Në fillim të këtij muaji, çifti Angelina Jolie dhe Brad Pitt arritën marrëveshjen për kujdestarinë dhe tashmë po mundohen të përmirësojnë marrëdhëniet e të dy palëve me fëmijët.
“Marrëdhënia e Brad me dy djemtë e mëdhenj është përmirësuar ndjeshëm që nga ndarja. Edhe pse gjërat nuk janë perfekte, ata po mundohen dhe po shkojnë mirë.”- thotë një burim pranë Hollywood Life.