“ISHTE NJË PERSONAZH SHUMË I DASHUR”/ Arjon Konomi preket kur kujton Adelën: Jeta është e shkurtër… (VIDEO) – AlpeGossip
“ISHTE NJË PERSONAZH SHUMË I DASHUR”/ Arjon Konomi preket kur kujton Adelën: Jeta është e shkurtër… (VIDEO)

“ISHTE NJË PERSONAZH SHUMË I DASHUR”/ Arjon Konomi preket kur kujton Adelën: Jeta është e shkurtër… (VIDEO)

Arjan Konomi ishte një ndër të ftuarit në emisionin ‘Shiko Kush Luan’ mbrëmjen e djeshme.

I pyetur se kush është personazhi më i mirë dhe më i keq nga banorët që kanë qenë në ‘Big Brother’ ai me lot në sy dhe zërin që i dridhej, si personazhin më të mirë zgjodhi të ndjerën Adela Xhamani, e cila humbi jetën papritmas.

Teksa fliste për Adelën, opinionisti i njohur ishte me lot në sy duke thënë se ajo ishte një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar.

“Adela humbi jetën papritmas ishte një personazh shumë i dashur nga publiku shqiptar. Kjo është jeta dhe në jetë duhet të përpiqemi gjithmonë të luftojmë, kështu ishte Adela, u përpoq, erdhi nga një realitet i zi, i trishtuar, krijoi shumë polemika në televizion dhe çau pa e vrarë mendjen për atë që mendonte opinioni, për atë që u thonin njerëzit, arriti një karrierë në televizion, në gazetari, por fati i saj ishte ky. Ndaj duhet të kërkojmë të “luftojmë”, pasi jeta është e shkurtër dhe është shumë e bukur dhe duhet ta jetojmë”, u shpreh Konomi.