“Mezi i kuptuam se ishin lidhur”/ Çfarë MENDOJNË PRINDËRIT e Kleas për Elgitin – AlpeGossip
“Mezi i kuptuam se ishin lidhur”/ Çfarë MENDOJNË PRINDËRIT e Kleas për Elgitin

“Mezi i kuptuam se ishin lidhur”/ Çfarë MENDOJNË PRINDËRIT e Kleas për Elgitin

Përpara disa muajsh këngëtari i njohur Elgit Doda dhe moderatorja Klea Huta bënë zyrtare lidhjen e tyre duke konfirmuar kështu të gjitha lajmet që qarkullonin mbi ata.

Ata janë shumë të rezervar për lidhjen e tyre dhe të pakta janë fotot dhe momentet që ndajnë me fansat. Çifti së fundmi kanë filluar të bashkëpunojnë dhe në muzikë pasi kënga më e fundit e Kleas është prodhuar nga Elgiti.

Mirëpo mesa duket lidhja e tyre është bërë tashmë familjare, pasi Klea ua ka prezantuar të dashurinë edhe prindërve të saj.

Në një intervistë të fundit për ‘Thumb’ moderatorja e njohur është pyetur nga gazetari mbi mendimin që prindërit e saj kanë për Elgitin dhe Klea ka treguar se ata e kanë pritur mjaft mirë.

Ka qenë mendim i mirë shumë pozitiv dhe çka është më e rëndësishmja, në qoftë se ti je e lumtur të lumtur jemi dhe ne”, i kanë thënë prindërit Kleas, duke e mirëpritur në këtë mënyrë Elgitin në familjen e tyre.