Pa vapë, por me stil, ky është modeli i flokëve që duhet të bëni në plazh - AlpeGossip
Pa vapë, por me stil, ky është modeli i flokëve që duhet të bëni në plazh

Pa vapë, por me stil, ky është modeli i flokëve që duhet të bëni në plazh

Nëse dikur impenjoheshin vajzat vetëm për rrobat e banjës në plazh, sot janë shtuar “problemet”. Pushimet janë një “stres” më vete, pasi shumica e vajzave kanë dilema për rrobat e banjës, aksesorët, shapkat ose sandalet, por edhe për flokët. Tek këto të fundit do të qëndrojmë sot, për t’ju treguar modelin ideal që duhet të bëni sapo të mbërrini në bregdet.

Mjetet e nevojshme që ju duhen për këtë model janë; karfica, llastikë dhe një copë e gjatë ose shami me ngjyra të ndryshme, ose thjesht njëngjyrëshe. Gjithçka çfarë duhet të bëni është të shikoni fotot dhe videon e mëposhtme, për të realizuar edhe ju në shtëpi një model të tillë. Nuk do të ndjeni vapë, pasi flokët nuk do t’i keni më në kurriz për t’ju bezdisur. Njëkohësisht, do të dukeni edhe bukur sepse ky është qëllimi i vajzave apo jo?

Pasi t’i krihni flokët…fillon puna! 

Ndani flokët në dy pjesë

Lidheni “shallin” në kokë, dhe dy anët e tij ndajini në dy pjesë

Bëni dy gërsheta me shallin e ndërthurur dhe sigurisht që gërshetat lidhini me llastikë

Kaloni fundet e gëshetave në anët e kundërta dhe kapini me karfica

Dhe ja rezultati…