SEZONI I RI PO NIS/ Zbulohet e vërteta e largimit të Ermal Mamaqit nga Tv Klan – AlpeGossip
SEZONI I RI PO NIS/ Zbulohet e vërteta e largimit të Ermal Mamaqit nga Tv Klan

SEZONI I RI PO NIS/ Zbulohet e vërteta e largimit të Ermal Mamaqit nga Tv Klan

Merkatoja televizive e programacioneve, bashkë me formatet dhe moderatorët e rinj që pritet të lëvizin nga njëri ekran në tjetrin, tashmë është drejt finalizimit!

Edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e një sezoni të ri televiz dhe mësohet se Tv Klan do të vijë këtë sezon me një super programacion për audiencën, me emisione të suksesshme, me moderatorë të njohur e të dashur për publikun që vijojnë të jetojnë eksperiencat e tyre në familjen e madhe Klan, e me sa duket një prej tyre është edhe Ermal Mamaqi.

Prej disa javësh në portale dhe media, po flitet për një largim të mundshëm të moderatorit nga Klan. Ndoshta në këtë lajm kanë ndikuar edhe angazhimet e tij të momentit që nuk janë të fokusuara në televizion, por në realizimin e filmit më të ri “I love Tropoja”, që pritet të jetë një tjetër sukses i radhës i Mamaqit, pas filmit të parë me protagoniste Elvana Gjatën. Me një kastë të zgjedhur aktorësh dhe mbi të gjitha me shumë artistë që rikthehen në sheshin e xhirimit pas disa viteve shkëputje apo largim nga Shqipëria, Ermali është gati që të godasë në shenjë tek admiruesit e filmave shqiptare, me prodhimin e tij më të ri kinematografik.

Përtej këtij angazhimi, Ermali sipas burimeve nga Tv Klan do të vijojë të jetë pjesë e kësaj familjeje të madhe mediatike, me “Xing”-un e tij, format ky që solli në vëmendje të audiencës shumë personazhe publik shqiptar që u “zbërthyen” nga notat e humorit të Mamaqit për të nxjerr në pah profilet e tyre të panjohura deri sot për teleshikuesit dhe fansat. Pra, Ermali do të jetë sërish pjesë e Klan, vetëm me një ndryshim të vogël…Ai nuk do të nisë transmetimin këtë sezon, pra në prag vjeshte, por në janar.

Deri atëherë ka ende kohë, ndaj për momentin le të shijojmë programacionet e reja që nisin në Klan pikërisht në 2 shtator!