Elvana Gjata një Divë e vërtet, elektrizon Prishtinën me koncertin madhështor - AlpeGossip
Elvana Gjata një Divë e vërtet, elektrizon Prishtinën me koncertin madhështor

Elvana Gjata një Divë e vërtet, elektrizon Prishtinën me koncertin madhështor

Është mbajtur mbrëmjen e djeshme koncerti i shumëpritur i Elvana Gjatës në Prishtinë, si pjesë e turit të saj “This is me”. Elvana performoi tek Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, ku ende pa nisur koncerti, mijëra persona u mblodhën në pritje për të ndjekur artisten.

Me hitet e saj të shumta dhe këngët e reja nga albumi i ri të cilat kanë pasur sukses të paparë, Elvana solli një atmosferë të paharruar. Dhjetë mijë personat e mbledhur për të ndjekur koncertin, brohorisnin e këndonin bashkë me artisten deri në këngën e fundit.

Elvana u shfaq e veshur me një fustan të kuq e më pas me një body të bardhë që i tregonte linjat perfekte trupore.

Performanca e saj u përcoll edhe nga balerinët duke e sjellë çdo gjë perfekte në detaje.  Gjatë koncertit u hodhën 1 ton fishekzjarre që ndezën Prishtinën teksa atmosfera ishte në maksimum.