“O ZOT S’MUND TA BESOJ…”/ Armina Mevlani më në fund realizon ëndrrën e adoleshencës – AlpeGossip
“O ZOT S’MUND TA BESOJ…”/ Armina Mevlani më në fund realizon ëndrrën e adoleshencës

“O ZOT S’MUND TA BESOJ…”/ Armina Mevlani më në fund realizon ëndrrën e adoleshencës

Bloggerja Armina Mevlani është fanse e muzikës rock, heavy-metal apo e zhanereve të tjera të përngjashme me këto. Këtë gje e kemi zbuluar falë ‘story’ që publikon në Instagram pasi kur udhëton me makinë zhaneret e tilla muzikore dëgjohen gjithmonë.
Armina e ka treguar disa herë që këtë rrymë muzikore e ka të preferuar madje i ka kushtuar edhe një ‘highlight’ në Instagram duke zbuluar të preferuarit e saj.

Bloggerja duket se do ketë fatin që të shikojë nga afër një nga grupet e saj të preferuara që nga adoleshenca. Bëhet fjalë për grupin ‘Slipknot’ të cilët do performojnë në Berlin me 17 shkurt.

“O zot s’mund ta besoj. Endrra ime e adoleshences se shpejti do behet realitet” shkruan Armina duke treguar se do jetë e pranishme në turin e grupit heavy-metal së bashku me shoqen e saj të ngushtë./News31.al