“DUA 5 FËMIJË”/ Stresi zbulon planet për të ardhmen: Do bëj dasmë tradicionale (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“DUA 5 FËMIJË”/ Stresi zbulon planet për të ardhmen: Do bëj dasmë tradicionale (FOTO+VIDEO)

“DUA 5 FËMIJË”/ Stresi zbulon planet për të ardhmen: Do bëj dasmë tradicionale (FOTO+VIDEO)

Stresi dhe Keisi, një nga çiftet më të komentuar në media vazhdojnë të jenë ende bashkë, pavarësisht lajmeve që janë publikuar së fundmi për ndarjen e tyre. Pak ditë më parë Keisi deklaroi se ajo dhe Stresi janë akoma të martuar ndërsa Stresi i ftuar në “Shiko kush luan”, zbuloi mesazhet që ata i kanë dërguar njëri-tjetrit.

“E bukura ime” ia kishte vendosur emrin e numrit të partneres. Në bisedë ishin dy video. Një nga Kejsi dhe video tjetër ishte nga Stresi duke i dërguar video të rrugës dhe ne sfond kishte këngën me tekst: “Baby ti e din malli sa m’ka marr”, për të cilën u shpreh se kjo është kënga e tij e re re dedikuar Kejsit.

Pas emisionit, Stresi ka zhvilluar edhe intervistën “After Party”, ku ka zbuluar se në të ardhmen mendon të bëjë një dasmë tradicionale.

Reperi u shpreh se i pëlqen familja e madhe dhe dëshiron 5 fëmijë.