U BË BABA PËR HERË TË DYTË/ Erion Isai shfaqet për herë të parë në publik me dy vajzat e tij (FOTO) – AlpeGossip
U BË BABA PËR HERË TË DYTË/ Erion Isai shfaqet për herë të parë në publik me dy vajzat e tij (FOTO)

U BË BABA PËR HERË TË DYTË/ Erion Isai shfaqet për herë të parë në publik me dy vajzat e tij (FOTO)

Aktori i njohur dhe kryetari i bashkisë Kolonjë, Erion Isai u bë baba për herë të dytë muajin e kaluar. E shoqja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin e veçantë E’dua.

Sot Erioni ka dalë xhiro me bashkëshorten dhe dy vajzat. Ai ka publikuar në Instagram një foto ku e shoqja shfaqet me karrocë teksa vogëlushja Ajër e mban përdore.

Me foton pranë tre vajzave më të rëndësishme në jetën e tij, Erion Isai ka zgjedhur të urojë të gjitha vajzat.

“Gëzuar ditën botërore të vajzave. Krijimi më i bukur i Perëndisë”, ka shkruar Erioni.

Erioni ka treguar se emri i vajzës së dytë është propozuar nga vjehrra e tij dhe apostrofi i është vendosur për të krijuar një fjalë shqip.

“Erdhi nga halli, si me thënë, sepse na pëlqente Dua, por ky ishte një emër shumë i përhapur. Mamaja e bashkëshortes ime propozoi E’dua. Ne e vendosëm edhe apostrofën për t’i dhënë ndarjen fjalës, për të  krijuar një fjalë shqip. Ne jemi partizanë të gjuhës shqipe për ta trashguar atë, është një lloj krenarie gjuha shqipe, nuk na pëlqen ideja e emrave të huaj”, është shprehur aktori.