“ARROGANT, SILLU SI BURRË”/ Babai i Meghan Markle vazhdon me deklaratat për Princ Harryn – AlpeGossip
“ARROGANT, SILLU SI BURRË”/ Babai i Meghan Markle vazhdon me deklaratat për Princ Harryn

“ARROGANT, SILLU SI BURRË”/ Babai i Meghan Markle vazhdon me deklaratat për Princ Harryn

Tashmë është mjaft mirë e njohur që përveç situatës së tensionuar mes Meghan dhe Kate, ka dhe një debat mes Meghan dhe familjes së saj. Shpesh kemi parë deklarata nga babai dhe e motra, që sulmojnë dukeshën për të shkuarën. Por nisur nga fillimi i këtij konflikti, babai i Meghan, Thomas Markle ka vazhduar me deklaratat dhe për Princ Harry-n.

Ai u shpreh për “The Sun” se Harry duhet të “sillet si burrë dhe ta kalojë… Nëse unë jam personi i parë që të ofendoi dhe lëndoi ndjenjat, ke një rrugë të gjatë për të bërë.”

Por sigurisht që kishte dhe diçka tjetër për të thënë.

“Ai është njeri si të gjithë ne. Mendoj se ai ndihet sikur është mbi të gjithë të tjerët dhe ka të drejtën t’i flasë njerëzve sikur janë më pak të rëndësishëm… dhe unë nuk mund ta pranoj këtë. Është arrogancë.”- ka shtuar Thomas.

Me këtë, situata u bë akoma më e komplikuar. Ai kërkon që të bëjë paqe me Meghan, por si mund ta realizojë këtë kur vazhdon ofendon bashkëshortin e saj?