Këngëtarja e njohur Nora Istrefi feston sot ditëlindjen.
Ajo mbush 35 vjeçe dhe në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar urimet e shumta.
Mirëpo vëmendjen e të gjithëve e ka marrë urimi special i përgatitur nga ish-bashkëshorti i saj Robert Berisha.
Ai bashkë me vajzën Renee kanë kënduar këngën e ditëlindjes ulur në një piano, duke dhuruar kështu shumë emocione.
Kujtojmë që Roberti ndodhet në izolim pas mbërritjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në vend.