Nëse nuk e dinit, penisi duhet pastruar çdo ditë. Po pra, mirë se erdhët në botën tonë!
Zona aty poshtë mund të djerësijë dhe të mbledhë baktere njësoj si sqetulla, prandaj duhet ta mbani pastër. Çdo ditë jepini një dush me ujë të ngrohtë penisit dhe testikujve.
Nëse nuhatni një aromë të pakëndshme dhe ndjeni nevojën për t’u freskuar pas seksit, masturbimit apo palestrës, shkumoni xhelin larës apo sapunin në duar dhe mos e aplikoni direkt tek penisi dhe pastrojeni. Por mos e teproni, lëkura aty poshtë është delikate dhe larja e tepërt mund ta irritojë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse nuk jeni bërë synet dhe lëkura është shumë e ndjeshme. Larja e tillë një herë në dy ditë ose dy herë në javë duhet të jetë mjaftueshëm. Përdorni një larës të thjeshtë, pa shumë kimikate.
Nëse nuk laheni çdo ditë, sepse sidoqoftë nuk është e rekomandueshme, larja me letra të lagura ose thjesht shpëlarja me ujë të ngrohtë çdo ditë do ta bënte punën e vet.
Rreth 10-15 minuta pas seksit gjithashtu duhet të laheni gjithmonë, s’keni pse hyni në dush, sërish letrat e lagura dhe uji do të mjaftonin. Sigurohuni që të jeni të pastruar edhe para seksit.
Larja e rregullt e penisit pas aktit seksual redukton marrjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
Ata që nuk janë bërë synet kanë pak më shumë punë. uleni deri në fund lëkurën e penisit në mënyrë që të shihni kokën dhe ta pastroni mirë. Veçanërisht pas masturbimit apo seksit, sepse sperma e mbetur në lëkurë mund të krijojë baktere