Si të kaloni mallkimin e 7-vjeçarit në lidhjen tuaj – AlpeGossip
Si të kaloni mallkimin e 7-vjeçarit në lidhjen tuaj

Si të kaloni mallkimin e 7-vjeçarit në lidhjen tuaj

Është normale që pas disa vitesh marrëdhënia në çift të po jetë në të njëjtin intensitet si në fillim. Për t’u fajësuar është rutina, puna, angazhimet e përditshme që shpesh janë stresuese dhe të largojnë dëshirën për të ndërvepruar me partnerin, emocionalisht apo në intimitet, apo qoftë edhe të shkëmbeni biseda konstruktive.

 

Sado urrejmë ta pranojmë, ekziston diçka si ‘zgjebja e 7-vjeçarit’. Një ‘mallkim’ që ze pjesën më të madhe të çifteve pas 7 viteve bashkë, kur entuziasmi fillon e bie për poshtë. Ekspertët janë të bindur se ky fenomen është i vërtetë. Diçka e tillë mund të ndodhë pas disa muajsh, vitesh apo dekadash, marrëdhëniet kanë momente krize, por ajo që s’duhet të bëni ju është të përhapni panik dhe të hiqni dorë. Është më e thjeshtë nga ç’mendonit.

 

1. Pyesni veten: A është vërtet martesa problemi?

Nëse ndiheni gati për të hequr dorë nga marrëdhënia juaj teksa i afroheni 7-vjeçarit, sepse mendoni se është e mërzitshme dhe e fjetur, hidhini një sy jetës tuaj në përgjithësi. Është marrëdhënia juaj e fjetur, apo e gjithë jeta juaj? Njerëzit mund ta transferojnë ndjenjën e mërzisë dhe mungesën e entuziasmit tek partneri, kur aim und të mos jetë fare shkaku i tyre.

2. Kujtoja vetes pse je mirënjohës/e për partneren/in?

A ndiheni me fat për prezencën e njëri-tjetrit në jetë? Nëse mendoni se ndjenjat tuaja të mirënjohjes janë më pak se ideale, mbase duhet të pyesni veten ‘pse’? Sapo të zbuloni përgjigjen, ju rekomandoj të bëni diçka për të shprehur mirënjohje dhe bëjeni vazhdimisht në mënyrë që partneri ta dijë se e vlerësoni. Flisni me partnerin sado e vështirë të jetë, duhet të gjeni bashkë rrënjët e problemit.

3. Mbani mend: Muaji i mjaltit nuk zgjat përgjithmonë

Dashuria e zjarrtë mund të ftohet pak dhe të vjetërohet. Njerëzit që janë në kërkim të vazhdueshëm të emocioneve dhe dashurive të reja sa herë ndeshen me një problem në lidhje, janë të paaftë për të mbajtur lidhje të qëndrueshme. Sepse faza euforike ‘s’mund të ha apo të fle’ në dashuri është biologjikisht e paqëndrueshme tek njerëzit.

Kjo është sfida e lidhjeve të gjata dhe martesave, sa mund ta bësh të zgjasë? Duhet të përqafosh realitetin dhe të pranosh fakti se lidhja mund të bjerë në rutinë, që s’ka nxehtësinë e muajit të mjaltit, por ka diçka më të rëndësishme dhe kjo është siguria, miqësia dhe përkushtimi.

4. Bashkoju partnerit në interesat e tij

Bëj diçka që partnerit tënd i pëlqen, por ty jo. Cakto një ditë një javë dhe bëje atë më të lumtur, kjo do t’ju ndihmojë të afroheni më shumë bashkë.

5. Hiqni dorë nga dëshira për të patur ‘lidhjen perfekte’

Martesat më të lumtura nuk janë perfekte. Përrallat janë perfekte, por vetëm aq dhe ngjasojnë shumë pak me realitetin.

6. Mos ndaloni bisedat ose prekjet

Nëse nuk flisni, nuk prekeni dhe nëse nuk prekeni jeni në telashe. Seksi është qejf dhe mund të ulë tensionet mës të dyve.

7. Bëni punë vullnetare bashkë

Gjeni një aktivitet që mund të ringjallë marrëdhënien tuaj. Punë vullnetare mjedisore, tek shkolla e fëmijëve, bëjeni botën një vend më të mirë bashkë.