“DUHET TË HEQËSH DORË NGA…”/ Çfarë duhet të dimë për dietën Ketogjenike që po ndjekin Arbana dhe Xhemi? – AlpeGossip
“DUHET TË HEQËSH DORË NGA…”/ Çfarë duhet të dimë për dietën Ketogjenike që po ndjekin Arbana dhe Xhemi?

“DUHET TË HEQËSH DORË NGA…”/ Çfarë duhet të dimë për dietën Ketogjenike që po ndjekin Arbana dhe Xhemi?

Prej disa ditësh tashmë, dy moderatoret Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu kanë njoftuar se po ndjekin një dietë të veçantë për të cilën edhe mund të mos keni dëgjuar.

Sot Arbana publikoi një meme të aktores Sandra Bullock që kalonte me sytë e mbyllur para një rafti buke dhe bëri tag bashkëvuajtësen e saj Xhemin.

Dhe në fakt, të mbash dietën Keto do të thotë të heqësh dorë nga karbohidratet, veçanërisht buka.

Zakonisht trupi e merr energjinë nga karbohidratet dhe i kthen ato në glukozë.

Sidoqoftë, nëse ka mungesë të karbohidrateve, trupi fillon t’i shfrytëzojë rezervat e yndyrës për ta arritur nivelin e nevojshëm të energjisë.

Rregulli kryesor i kësaj diete është se sheqeri duhet të përjashtohet krejtësisht nga menuja, e gjithashtu produktet e brumit.

Ushqimet që lejohet t’i hamë:

– Vajin dhe gjalpin

– Arrat

– Vezët

– Çdo lloj mishi

– Kërpudhat

– Perimet e gjelbra me shumë fibra

– Përveç qumështit, të gjitha produktet tjera të bulmetit me yndyrë

Të famshmet që kanë ndjekur dietën Keto

Dieta u bë e famshme falë Kim Kardashianit, e cila me ndihmën e saj humbi rreth 30 kilogramë pas lindjes.

Aktorja e njohur Halle Berry, modelja Adriana Lima dhe aktorja Megan Fox dhe Gwyneth Paltrow gjithashtu u përmbahen dietave që nuk përfshijnë karbohidrate.

Rreziqet:

Sipas studimeve të kryera më herët, dieta është e ulët në fibra, simptomat gastrointestinale mund të çojnë dhe në kapsllëk dhe kjo lidhet edhe me një rrezik më të lartë të kancerit të zorrëve në terma afatgjatë.