Jo vetëm projekti në “Youtube”. Jonida Shehu rikthehet në televizion… – AlpeGossip
Jo vetëm projekti në “Youtube”. Jonida Shehu rikthehet në televizion…

Jo vetëm projekti në “Youtube”. Jonida Shehu rikthehet në televizion…

Ditën e sotme gazetarja Jonida Shehu ka zbuluar projektin e saj të ri, krejtësisht ndryshe i cili do të trasmetohet vetëm në “Youtube”. Koncepti i ri i gazetares i quajtur “Jonida Podcast”, do të përmbajë intervista me personazhe të njohur dhe jo vetëm.

Po përse kjo zgjedhje dhe a pati gazetarja oferta nga logo televizive për të shfaqur projektin e saj?

Jonida ka zbuluar se ka patur oferta nga televizionet por ajo ka zgjedhur pikërisht “Youtube-in” për të transmetuar këtë program. Jo vetëm kaq, gazetarja pranon se sezoni i ri televiziv do e gjejë atë me dy projekte paralele. Krahas “Jonida Podcast”, ajo do të rikthehet sërish në ekran duke zbuluar edhe televizionin ku do të shfaqet.

“Patëm oferta dhe projekti televiziv është në proces për sezonin e ri. Do të jem në “Top Channel” por është herët për detaje”- ka thënë Jonida.