Vilma Masha befasuese pa make up, zbulon detaje për dasmën e shumëpritur – AlpeGossip
Vilma Masha befasuese pa make up, zbulon detaje për dasmën e shumëpritur

Vilma Masha befasuese pa make up, zbulon detaje për dasmën e shumëpritur

Të ftuar në emisionin e mëngjesit në Top Channel ‘Në shtëpinë tonë’ kanë qenë moderatorët sportivë Vilma Masha dhe Alban Xhihani.
Moderatorët kanë shijuar një “barbeque” me teleshikuesit por duke u shfaqur këtë herë krejt ndryshe nga sa jemi mësuar t’i ndjekim nga studiot sportive.

Ajo që bie në sy si gjithmonë është moderatorja Vilma, e cila këtë mëngjes ka pranuar disa detaje që nuk diheshin për jetën e saj private.

Bukuroshja brune ka pohuar se lidhja e saj disa vjeçare pritet të kurorëzohet së shpejti në martesë, duke mos përjashtuar dhe faktin se dëshiron të shtojë familjen e saj me fëmijë.

Moderatorja ka zbuluar për herë të parë se i dashuri i saj i zemrës nuk është një person publik dhe prej 13 vitesh ka jetuar në Romë.

Partneri i saj punon në bankë dhe se është mjaft i zoti në kuzhinë.

Një befasi këtë mëngjes ka qenë dhe dalja e moderatores brune mjaft natyrale, thuajse pa grim.

Në një farë mënyre kjo dalje imponohet nga vetë natyra e emisionit ‘Në shtëpinë tonë’, i cili këtë sezon ka guxuar të dalë nga studiot televizive në natyrë të hapur për të sjellë një risi në dallim nga ‘rivalët’ e mëngjesit.